Arestohet një person në Mitrovicë, për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’2 min

Kronikë e zezë

Arestohet një person në Mitrovicë, për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’2 min

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 14:35
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e paradites së sotme në Stacionin Policor në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

“Sipas deklarimit të ankuesit, bëhet e ditur se ai ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shqiptar dhe si pasojë e lëndimeve ankuesi ka kërkuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar, të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ‘lëndim i rëndë trupor’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuarit i është liruar në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat