​Shtetasi i huaj vjedh një çantë në Prishtinë, lëndohen dy policë duke e arrestuar

Kronikë e zezë

​Shtetasi i huaj vjedh një çantë në Prishtinë, lëndohen dy policë duke e arrestuar

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Një shtetas i huaj është arrestuar sot në mesditë në qendër të Prishtinës, pasi ka vjedhur një çantë nga një person.

Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha ka thënë për KosovaPress, se njësia policore menjëherë ka reaguar me shpejtësi, ka arritur ta lokalizoj dhe identifikoj personin e dyshuar mashkull shtetas i huaj.

Sipas tij, gjatë arrestimit te personit te dyshuar, i njëjti i ka rezistuar arrestimit nga policia duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe duke iu shkaktuar lëndime trupore dy prej zyrtarëve.

“Zyrtarët policor kanë arrit që ta vënë nën kontroll duke e arrestuar të dyshuarin i cili është dërguar për trajtim mjekësor-psikiatrik”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat