Katër muaj burgim për K.B, i dyshuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve

Kronikë e zezë

Katër muaj burgim për K.B, i dyshuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë –  Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë  aktgjykim dënues ndaj të pandehurit K.B për shkak se:

“Për shkak se K.M më parë ka siguruar e gjer me datë 30.06.2014, rreth orës 11:45 minuta, në I.P, Komuna I, në një mëgje në mes të pronës së tij dhe pronës së I B, të mbështjella në një qese najloni, e të futura në një gyp të mbuluara me dhe, kishte fshehur tri armë – predha dhe dy mbushje, ku pas identifikimit të këtyre armëve nga ana e dëshmitarëve B B dhe A P, të njëjtit kishin lajmëruar policinë lidhur me këto armë dhe në ndërkohë ishte bërë lokalizimi i vendit të ngjarjes ku pastaj njësiti përkatës për deminim ka bërë deminimin e armëve në fjalë.Me këto veprime i pandehuri ka kryer vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje u theksua se ndaj të akuzuarit gjykata shqiptoj dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 muaj.

I akuzuari obligohet që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej njëzetepesë (25) €, shumën prej njëzetepesë (25) € në emër të shpenzimeve të procedurës penale dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) €.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat