Nuk ndalën ndërtimin pa leje, arrestohen dy klinasë nga policia

Kronikë e zezë

Nuk ndalën ndërtimin pa leje, arrestohen dy klinasë nga policia

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 13:34
Foto Ilustrim

Derisa kishin nisur ndërtimin pa leje të Komunës së Klinës, inspektorët i kanë kërkuar ndaljen e punëve, por dy personat kanë vazhduar me punën  e ndërtimit.

E inspektorët kanë informuar policinë e të cilët kanë arrestuar dy të dyshuarit.

Policia njofton se në sheshin "Faruk Elezi" në Klinë me 09.11.2020  rreth orës 14:15, janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit kishin vazhduar ndërtimin e shtëpisë pa leje. Ndërtimet ishin ndaluar ditë më parë edhe nga Inspektorati Komunal. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për ndërtim pa leje.

Edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë, tregojnë se me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat