Ecte në rrugët pa ndriçim i maskuar, arrestohet “Skifteri” 20-vjeçar në Tiranë. Ja vjedhjet e kryera prej tij

Kronikë e zezë

Ecte në rrugët pa ndriçim i maskuar, arrestohet “Skifteri” 20-vjeçar në Tiranë. Ja vjedhjet e kryera prej tij

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 11:23
Ilustrim

Policia e Tiranës parandalon një rast vjedhjeje në kryeqytet.

Forcat “Shigjeta” kanë vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili lëvizte i maskuar në rrugët pa ndriçim, për të mos u identifikuar.

Në momentin që këtij shtetasi i është bërë shenjë ndalimi dhe i është kërkuar të identifikohet, ai ka filluar të bëjë lëvizje të dyshimta dhe ka tentuar të largohet.

Ai ka precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes dhe krimeve ndaj personit, ndërsa i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa mjete që ky shtetas i përdorte për të realizuar vjedhjet.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore ka rezultuar se 20-vjeçari është autor i 3 vjedhjeve, konkretisht:

më datë 10.11.2020, ka vjedhur në shumë parash, një laptop dhe një aparat celular në një klinikë,

më datë 16.10.2020, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në rrugën “Andon Zako Çajupi”,

më datë 27.10.2020, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në një lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat