Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplaset me traktorin

Kronikë e zezë

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplaset me traktorin

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 18:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Korçë.

Mësohet se në afërsi të fshatit Gështenjas një makinë e tipit “Volkswagen Pasat” është përplasur me një traktor që ishte i ngarkuar me bar.

Si pasojë e përplasjes, ka marrë plagë të shumta drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është nisur për në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë errësira, ndërkohë që traktori lëvizte pa asnjë sinjalistikë dalluese.
Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat