Të dyshuarit e kërcënuan me armë punëtoren për t’ia marrë paratë, policia është në kërkim të grabitësve

Kronikë e zezë

Të dyshuarit e kërcënuan me armë punëtoren për t’ia marrë paratë, policia është në kërkim të grabitësve

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 12:10
Ilustrim

(E plotësuar 13:25) - Policia e Kosovës ka konfirmuar një tentativën e grabitjes së ndodhur para pak çasteve në një pikë të “MoneyGram”-it në kryeqytet.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë, ka thënë se sot rreth orës 12:00, policia ka pranuar informatën për një tentativë grabitjeje në rrugën “UÇK”, në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat policore për hetimin e krimit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mbështetur në rezultatet e veprimeve të para hetimore dyshohet se të dyshuarit kanë tentuar të realizonin grabitjen, duke kërcënuar me armë një punëtore në një institucion mikrofinanciar”, ka thënë Ahmeti.

Pronari i lokalit ka thënë se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hy në lokal dhe kanë kërkuar para, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Grabitje në një pikë të MoneyGram-it në kryeqytet

Një grabitje ka ndodhur në kryeqytet para pak minutave.

Cak i grabitësve ishte një pikë e “MoneyGram” e cila ndodhet te “Qafa”.

Policia ka intervenuar menjëherë në rast, mirëpo deri tani nuk ka informacione nëse janë kapur grabitësit.

Image
MoneyGram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat