Abuzoi seksualisht me të miturën, shqiptari arrestohet sapo zbriti nga avioni

Kronikë e zezë

Abuzoi seksualisht me të miturën, shqiptari arrestohet sapo zbriti nga avioni

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 21:28
Foto Ilustrim

Në listën e më të kërkuarve nga Interpoli, një shqiptar nga Kosova, u arrestua të enjten në mbrëmje në aeroportin e Zaventem të Brukselit.

Bëhet fjalë për Nesat Bego, i cili u dënua në Luksemburg me 5 vjet burg por ndodhej në arrati.

“Shqiptari Nesat Bego, 42-vjeç, ishte në kërkim nga gjykata e Luksemburgut që kur u arratis pasi u dënua me 5 vjet burg për shfrytëzim seksual dhe pornografi fëmijësh“, raportojnë mediat belge.

Viktima e tij ishte më pak se njëmbëdhjetë vjeç. Të enjten në mbrëmje, ai u ul me një aeroplan nga Beogradi në Zaventem.

Policia belge ishte në gjendje ta identifikonte atë dhe ta ekstradojë drejt Luksemburgut.

Arrestimi është rezultat i një bashkëpunimi midis forcave të policisë belge, Luksemburgut dhe Serbisë.

Burri u shtua së fundmi në listën e “më të Kërkuarve’ të Europol. Kohët e fundit, aty janë shfaqur edhe shkelës seksi që janë në arrati. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat