Ferizajasit i hyjnë hajnat në hotel, i vjedhin pajisje në vlerë rreth 21 mijë euro

Kronikë e zezë

Ferizajasit i hyjnë hajnat në hotel, i vjedhin pajisje në vlerë rreth 21 mijë euro

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Një burrë nga Ferizaj ka raportuar në Polici se persona të panjohur në restorantin dhe motelin e tij kanë vjedhur pajisje në vlerë mbi 21 mijë euro.

“Fshati Burrnik, Ferizaj 17.11.2020 – 14:30. Ankuesi m/k ka informuar se persona të panjohur në restorantin dhe motelin e tij kanë vjedhur kuzhinën me pajisje me vlerë rreth 15.000 euro, radiator për ngrohje me vlerë rreth 2.000 euro, disa pajisje sanitare me vlerë 1.500 euro, dy dyer dhe rrethojë të hekurt me vlerë rreth 1.000 euro, pesë frigoriferë me vlerë 1.500 euro dhe janë dëmtuar disa dhoma të motelit me vlerë rreth 500 euro”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat