Tentim grabitja e bankës në Rrugën B, hajnat nuk sulmuan rojën e objektit por tjetër kënd

Kronikë e zezë

Tentim grabitja e bankës në Rrugën B, hajnat nuk sulmuan rojën e objektit por tjetër kënd

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 00:56
Foto ilustrim

Sot në mëngjes, media raportoj se një filial i një banke në rrugën B është tentuar të grabitet nga disa hajdutë.

Në videon e publikuar nga vendi i ngjarjes, hajdutët shihet duke shtënë me armë zjarri.

Fillimisht u raportuar se hajnat shtinë me armë zjarri në drejtim të rojës së objektit. Por, kjo nuk ka qenë e saktë.

Kompania “Delta Security” në një sqarim të dhënë ka treguar se hajdutët kishin shtënë në drejtim të patrullës së kompanisë.

Ata kanë treguar se patrulla e tyre kishte arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe hajdutët kishin shtënë në drejtim të tyre, duke dëmtuar veturën.

Fatmirësisht, asnjë nga personat që ishte në veturë nuk është lënduar.

Sqarimi i plotë nga “Delta Security”:

Të nderuar qytetarë, klientë dhe bashkëpunëtorë,

Sot në mjetet e informimit si dhe në njoftimin e publikuar nga Policia e Kosovës, rreth rastit të grabitjës së një filiale të një banke në Prishtinë, respektivisht në rrugën B, rast ky i cili ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit, është dhënë lajmi se: “është sulmuar me armë zjarri roja i objektit”.

 Andaj, për hir të informimit të saktë të opinionit dëshirojmë të ju informojmë se ka pasur një keqinformim në këtë rast, sepse në rastin në fjale nuk ka pasur të bëj me rojën e objektit, por bëhet fjalë për ekipin patrullues të Delta Security.

Ekipi Patrullues i Delta Security, ka intervenuar në alarmin i cili është aktivizuar në lokalin afër filiales së bankës. Alarmi ky i cili është aktivizuar për shkak të shpërthimit.

Pasi që është aktivizuar alarmi, ekipi patrullues ka arritur në vendngjarje për një kohë shumë të shkurtër. Ndërkohë, në filialen e bankës ka qenë duke u zhvilluar grabitja dhe personat e dyshimtë të armatosur kanë shtënë me armë në drejtim të veturës së ekipit patrullues të Delta Security.

Fatmirësisht nga ky akt kriminal nuk ka të lënduar, përveç dëmëve materiale që janë shkaktuar nga plumbat e armës së grabitësve të cilët kanë shtënë në drejtim të veturës së kompanisë Delta Security.

Urojmë që raste të tilla të mos përseritën, që të mos rrezikohët personeli i sigurisë në kryerjën e detyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat