Pronari i një kiosku, ka kapur në flagrancë një shtetas libian duke i thyer kioskun. Ai menjëherë pasi ka zbuluar vjedhjen, ka thirr policinë të cilët kanë arrestuar të dyshuarin e ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia njofton se në rrugën "Isa Boletini" në Prishtinë me 20.11.2020 rreth orës 03:15, është arrestuar një mashkull nga Libia i cili është hasur duke tentuar të kryej vjedhje në një kioskë pronë e ankuesit mashkull.
Sipas viktimës nuk i është vjedhur asgjë përveç dëmtimit të xhamit dhe njësorit të rrymës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën vjedhje e rëndë në tentativë.