Vrasje në tentativë në Deçan

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Deçan

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 10:07
Foto Ilustrim

Një person është plagosur dje në Deçan, dyshohet se ngjarja ka nisur nga një konflikt i çastit.

Viktima ka pësuar lëndime në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor, sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, të dyshuarit i është konfiskuar arma me tre fishekë dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË /Fsh. Isniq, Deçan, 21.11.2020 – 15:10. Është arrestuar një i dyshuar mashkull Kos.pasi i njëjti gjatë një konflikti të çastit me viktimën mashkull Kos.ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe e ka plagosur në këmbë. Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe është duke u trajtuar, sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Nga i dyshuari është konfiskuar arma me tre fishekë dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat