Dje pasdite rreth orës 17:00, Policia e Kosovës ka marr një ankesë se në një shtëpi është djegur një veturë.
Ankuesi ka raportuar se pasi kishte veturën e tij në oborr, kishte dëgjuar krisma më vonë dhe kur ishte dal jashtë e ka parë se vetura e tij është djegur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe ekipi i zjarrit.
Ankuesi nuk dyshon në askënd pasi nuk kishte ndonjë problem të mundshëm. Rasti është duke u hetuar.