Plagosi me armë 20-vjeçarin në Fier, autori në kërkim, procedim penal edhe për kushëririn e të plagosurit

Kronikë e zezë

Plagosi me armë 20-vjeçarin në Fier, autori në kërkim, procedim penal edhe për kushëririn e të plagosurit

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:20
Ilustrim

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 24 vjeçar për plagosjen me armë zjarri të një të riu mbrëmjen e 20 nëntorit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apollonia” Fier, ku  shtetasi Elvis Krasniqi pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Endri Meçalliu, 23 vjeç, banues në Fier, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia procedoi penalisht edhe kushëririn e të plagosurit,  Klajdi Profka, 23 vjeç për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Moskallëzim krimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat