Aksidenti me dy viktima në Fushë Krujë-Laç, arrestohen shoferët

Kronikë e zezë

Aksidenti me dy viktima në Fushë Krujë-Laç, arrestohen shoferët

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 09:54
Ilustrim

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës dhe M. P., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë, “arrestimi i tyre u bë pasi më datë 23.11.2020, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, në Thumanë, shtetasi B. L., duke drejtuar mjetin tip “Man” (trajler) është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. P. dhe për pasojë janë dëmtuar shtetaset F. G., 39 vjeçe dhe Gj. P., 57 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në spital“.

Ndërsa i plagosuri nga ky aksident, shtetasi M. P. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat