Përfundojnë në pranga pesë persona të kërkuar nga Policia e Kosovës

Kronikë e zezë

Përfundojnë në pranga pesë persona të kërkuar nga Policia e Kosovës

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 10:32
Ilustrim

Pesë persona të cilët ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës janë arrestuar dje në disa qytete të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Personat për të cilët kishte urdhërarrest u kapën në: Prishtinë, Mitrovicë të Veriut, të Jugut dhe në Han të Elezit.

Dy prej tyre, janë nga Prishtina, dhe të njëjtit janë arrestuar në ora 11:30, respektivisht 18:00.

“Prishtinë, dje rreth orës 11:30, në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj është arrestuar një i dyshuar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”                                                             

“Prishtinë, dje rreth orës 18:00, në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata është arrestuar një i dyshuar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”.

Po ashtu, se janë arrestuar dy persona të tjerë në Mitrovicë, njëri nga fshati Shupkovc e tjetri nga rruga “Ulqini” të Mitrovicës së Jugut.

“Fshati Shupkovc, Mitrovicë, dje rreth orës 08:30 është arrestuar një person në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës”.

“Rr. Ulqini në Mitrovicë të Jugut, dje rreth orës 08:35, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”.

Ndërsa, një rast tjetër i tillë është bërë i ditur nga vetë Policia e Kosovës përmes raportit të tyre 24 orësh dhe bëhet fjalë për një person nga Hani i Elezit.

“PKK Hani i Elezit 26.11.2020. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar  një mashkull  kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat