​Policia jep detaje për grabitjen me armë në Podujevë

Kronikë e zezë

​Policia jep detaje për grabitjen me armë në Podujevë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Në mëngjesin e së hënës në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë ka ndodhur një grabitje me armë zjarri.

Nën kërcënimin e armë, personat e armatosur kanë arritur që të grabisin një blerë të parave të gatshme një personi që ishte duke i deponuar paratë.

Këtë tashmë e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tregon se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, përderisa nënvizoi se kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një grabitje të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet që një i dyshuar nën kërcënimin e shkrepjes së armës i ka grabitur një vlerë të parave të gatshme një personi që atë moment ishte duke shkuar për të deponuar ato. Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, përderisa kanë filluar hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat