Grabitje e armatosur në Podujevë

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Podujevë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Një vjedhje e armatosur ka ndodhur të hënën në ora 09:40 në Podujevë, saktësisht në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Një punëtor i sigurimit ka deklaruar në stacionin policor se kur i dorëzoi paratë e bankës menaxheres, dy persona e kanë sulmuar rrugës dhe ia kanë vjedhur çantën.

Raportohet për të shtëna me armë zjarri.

Njësitet policore kanë konfiskuar një gëzhojë në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat