Policia me aksion kundër bixhozit, hasin në një lokal ku luheshin lojëra fati

Kronikë e zezë

Policia me aksion kundër bixhozit, hasin në një lokal ku luheshin lojëra fati

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Dje në rrugën Nazim Aliu në Vushtrri njësiti policor ka hasur në veprimtari të paligjshme, pra në organizim të skemave piramidiale dhe bixhoz.

Sipas brenda Policisë, njësiti policor ka bërë kontrollin e një lokali ku dyshohet se luheshin lojëra fati. Gjatë kontrollit në atë lokal janë gjetur dhe konfiskuar disa gjëra.

Media mëson se aty u konsikuan një shtëpizë kompjuteri, një printer, një DVR të kamerave, 32 tiketa të shtypura, 36.20 euro para të gatshme si dhe letër për shtypjen e tiketave.

Po ashtu burimet tona brenda Prokurorisë njoftojnë se lidhur me këtë rast janë intervistuar dy të dyshuar dhe një dëshmitar të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat