Obiliq: Burri ushtron dhunë ndaj gruas dhe vajzave

Kronikë e zezë

Obiliq: Burri ushtron dhunë ndaj gruas dhe vajzave

Më: 5 janar 2021 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Një grua në Obiliq ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj është duke ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj dhe vajzave të tyre.

Viktima dhe i dyshuari janë shoqëruar në stacion policor dhe që të dyve iu është ofruar tretman mjekësor.

Pas intervistimit të palëve, me aktvendim të prokurorit të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat