Aksidentoi tre persona, Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj shoferit

Kronikë e zezë

Aksidentoi tre persona, Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj shoferit

Më: 23 janar 2021 Në ora: 15:27
Foto Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj personit që aksidentoi tre persona.

Sipas një njoftimi për media, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.01.2021, i pandehuri K.B duke mos i’u përshtatur rregullave të komunikacioni, në vendkalimin e shenjëzuar për këmbësor ka shkaktuar aksident ndaj të dëmtuarës M. S., e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndaj fëmijës së saj L. S. dhe A. Sh., të cilat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin të Përgjithshëm, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, për zhvillimin me sukses të procedurës penale”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat