Përplasen tre makina në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe dy gra të plagosura

Kronikë e zezë

Përplasen tre makina në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe dy gra të plagosura

Më: 24 janar 2021 Në ora: 08:21
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku raportohet se janë përplasur tre automjeve në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç.

Si pasojë e aksidentit, mësohet ka ndërruar jetë njëri prej shoferëve.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi më datë 23.01.2021, në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip "Toyota", është përplasur me mjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip "Ford",  A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë", njofton policia.

Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat