Dy nxënës në Viti theren me thikë

Kronikë e zezë

Dy nxënës në Viti theren me thikë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Dy nxënës janë therur me thikë dje rreth orës 18:00 në Viti pas një mosmarrëveshje në mes dy grupeve të nxënësve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se dy persona të dyshuar janë intervistuar.

“Viti, rr. Flaka e Janarit 03.02.2021,17:50 Me datën, kohën dhe vendin e lartëshenuar, ka ndodhur një mosmarrëveshje ne mes dy grupeve te nxenseve, ky dy nxënës M.K.SH janë goditur me mjete të forta (thika), të njëjtit janë dërguar në trajtim mjeksor në spitalin e Gjilanit.

Dy persona të dyshuar M.K.SH, janë intervistuar. Me urdhër të prokurorit, rasti i referohet PTH në procedur të rregullt”, ka thënë Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat