Dy rrahje në Prizren, ka persona të lënduar

Kronikë e zezë

Dy rrahje në Prizren, ka persona të lënduar

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Në një qendër tregtare në Prizren këtë të shtunë kanë ndodhur dy rrahje, ku janë lënduar disa persona

Këtë e konfirmoi Vesel Gashi, zëdhënës i Drejtorisë së Policisë së Kosovës në Prizren.

“Po kanë ndodhur dy raste të rrahjeve. Në njërin nga rastet, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë që nuk ishte përdorur. Të lënduar lehtë kemi disa persona”.

“Policia me njësitet e saj kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë në fazën fillestare të hetimeve, më vonë do të mësohet hetimi se cilat kanë qenë motivet e këtyre dy rrahjeve”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat