Grabitje e armatosur në fshatin Besi të Prishtinës

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në fshatin Besi të Prishtinës

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Nën kërcënimin e armëve dy të dyshuar kanë arritur të grabisin para në një lokal në fshatin Besi të Prishtinës.

Policia njofton për hetimin e rastit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE E ARMATOSUR/Fsh. Besi, Prishtinë 21.02.2021-18:45. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë raportuar se, derisa ishin në lokalin e tyre kanë hyrë dy persona të dyshuar të maskuar dhe armatosur duke i kanosur viktimat kanë arritur që me forcë t’ju marrin-grabisin para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat