Vetaksident në Banullë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Vetaksident në Banullë, lëndohet një person

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Një person është lënduar në një vetaksident në fshatin Banullë të komunës së Lipjanit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e këtij vëtaksidenti, lëndime ka marr vozitësi i automjetit.

Lajmin, e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 08:45 është  raportuar për një vet aksident në fshatin Banullë. Si pasojë e këtij vet aksidenti vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te ky vet aksident”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat