Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të veturës në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të veturës në Mitrovicë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Njësitet policore në kuadër Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë natës së datës 24 shkurt 2021, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të veturës.

Policia gjatë ndaljes dhe kontrollit të detajuar kanë vërejtur se i dyshuari drejtuesi veturës nuk posedonte autorizim përkatës për drejtim të veturës.

Mbi dyshime të arsyeshme dhe verifikimit të mëtejmë ka rezultuar se vetura me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari ishte raportuar e vjedhur gjatë natës në Stacionin Policor në Pejë.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore është arrestuar i dyshuari si dhe është sekuestruar vetura e vjedhur, ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti iu është proceduar hetuesve policor në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat