​Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për falsifikim parash

Kronikë e zezë

​Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për falsifikim parash

Më: 15 mars 2021 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuar për falsifikim parash, në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh.

Sipas gjykatës, i pandehuri B.K. dyshohet se ka kryer veprën penale falsifikimi i parasë dhe D.G., dyshohet se ka kryer tri vepra penale falsifikimi i parasë.

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve B.K., dhe D.G., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se më datat 7 dhe 8 mars, i pandehuri D.G., duke e ditur që paratë janë të falsifikuara, i vë në qarkullim në tre raste, kartëmonedhat prej pesëqind (500) euro, (në atë mënyrë që paraprakisht merren vesh me të pandehurin B.K.,) ashtu që fillimisht i pandehuri D.G., i lë paratë në një vend të caktuar, e më pas shkon i pandehuri B.K., dhe pasi i merr paratë e falsifikuara i vë në qarkullim në lokacione të ndryshme duke i kërkuar të dëmtuarve që paratë e falsifikuara ti këmbej me bankënota më të vogla, dhe pasi të dëmtuarit i kryejnë këtë shërbim më pas i pandehuri B.K., këto para i kthen tek i pandehuri D.G., në vendin e njëjtë ku i kishte marrë paratë e falsifikuara, dhe për këtë shërbim i pandehuri B.K., fiton njëqind (100) euro”, thuhet në komunikatë.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat