​Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit policor për sulm seksual

Kronikë e zezë

​Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit policor për sulm seksual

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj zyrtarit policor, tani të pandehurit R.SH.

Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm seksual.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji nëntor 2020 deri më 20 prill 2021, i pandehuri ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur nën moshën 16- vjeç.

I pandehuri me vendim të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat