Policia nuk ndal gjobitjet as natën e 1 majit

Kronikë e zezë

Policia nuk ndal gjobitjet as natën e 1 majit

Më: 1 maj 2021 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës edhe në këtë ditë vikendi, ka vazhduar realizimin e planeve konkrete që i janë dedikuar sigurisë së përgjithshme dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë.

Janë duke u implementuar plane operative, përfshirë planin për ofrimin e sigurisë gjatë festës së 1 Majit, planin operativ për parandalimin e incidenteve kriminale në kryeqytet dhe në rrugën B në Prishtinë.

Si dhe vazhdimi i aktiviteteve të përbashkëta në nivel vendi me inspektorët e AUV, për zbatimin e masave anti COVID.

Vetëm duke respektuar masat anti COVID, mund të arrihet parandalimi i përhapjes së pandemisë, andaj të kontribojmë të gjithë së bashku në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat