Vushtrri: Vjedhje e rëndë në një shtëpi, pronarit i vidhet edhe arma me 200 fishekë

Kronikë e zezë

Vushtrri: Vjedhje e rëndë në një shtëpi, pronarit i vidhet edhe arma me 200 fishekë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 08:18
Foto ilustruese

Një shtëpi në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë ka qenë cak i hajnave dje rreth orës 19:00.

Ata kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë, ku kanë vjedhur ari, para, armë e municion.

Një burim brenda policisë i ka thënë medias se pronari i kësaj shtëpie u ka thënë hetuesve policorë se vlera e arit që i është vjedhur është rreth 400 euro.

Po ashtu, pronari ka deklaruar në polici se atij i janë vjedhur edhe rreth 350 euro para të gatshme, si dhe një pistoletë me 200 fishekë, për të cilën kishte leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat