Një muaj paraburgim për personin që ngacmoi dhe frikësoi një grua në Prizren

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për personin që ngacmoi dhe frikësoi një grua në Prizren

Më: 17 maj 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Dega në Suharekë, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Qemail Suka, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.05.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 15.06.2021, ndaj të pandehurit A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale:

Ngacmimi nga neni 182 par.1 lidhur me par.4 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: – I pandehuri A.B., nga data 04 janar në vazhdimësi deri me datë 15 maj 2021, në Suharekë, i pandehuri vë personin tjetër nën vëzhgim – respektivisht të dëmtuarën, me qëllim të ngacmimit, frikësimit, ashtu që në të njëjtin objekt banesor ku e dëmtuara dhe I pandehuri A.B., janë fqinj, në atë mënyrë që i pandehuri vazhdimisht e vëzhgon të dëmtuarën si dhe e keqpërdor numrin e telefonit të saj, me ç’ rast tek e dëmtuara shkakton shqetësim, frikë dhe pasiguri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat