E rëndë: Ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit dyshohet se vdiq pasi e zuri rryma, Policia hap rast

Kosova

E rëndë: Ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit dyshohet se vdiq pasi e zuri rryma, Policia hap rast

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 08:24
Nisret Hajrullahu

Media mbrëmë raportoi se ka vdekur doktori dhe ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Vdekja e tij në Policinë e Kosovës është cilësuar si e dyshimtë.

Siç merr vesh media nga burimet brenda Policisë, dyshimet e para janë se i ndjeri kishte qenë duke punuar me një pompë të ujit kur është goditur nga rryma elektrike.

Trupi i pajetë i Hajrullahut është dërguar në IML për obduksion.

Media do të ju mbajë të informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat