Policia e Kosovës sekuestron armë dhe fishekë në disa lokacione

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës sekuestron armë dhe fishekë në disa lokacione

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka sekuestruar armë dhe fishekë në disa lokacione në Obiliq, Graqanicë dhe Lipjan.

Policia ka arritur të sekuestrojë dy pistoleta, dy pushka të gjuetisë dhe 12 fishekë.

Rastet sipas raportit të policisë:

• Fsh. Mazgit, Obiliq, 22.06.2021-15:50. Gjatë kontrollimit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar i janë gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë me 6 copë fishekë dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurort pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

• Graqanicë, 22.06.2021-17:30. Është raportuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt.

• Resinovc, Lipjan, 22.06.2021-15:45. Gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe sekuestruar, një pushkë gjuetie. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat