Klinë: E mitura del nga shtëpia për të bashkëjetuar me të dashurin

Kronikë e zezë

Klinë: E mitura del nga shtëpia për të bashkëjetuar me të dashurin

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Babai në Klinë ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia, me qëllim të bashkëjetesës me të dashurin.

Njësitë policore e kanë takuar babanë e të dyshuarit i cili ka thënë se nuk është në dijeni për vendndodhjen e djalit.

I dyshuari dhe viktima ende nuk janë takuar nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat