Kjo është ish-asamblistja e PDK-së që u hodh nga kati i 5-të i banesës në Gjilan

Kronikë e zezë

Kjo është ish-asamblistja e PDK-së që u hodh nga kati i 5-të i banesës në Gjilan

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:54
Arzie Nuhiu

Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Gjilan, ku një femër i dha fund jetës së saj duke rënë nga kati i pestë i banesës. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Arzie Nuhiun, ish-asambliste e PDK-së në Gjilan.

Një sinjalizues i Sinjalit, që jeton në lagjen Bojanine ku edhe ndodhi kjo ngjarje tragjike tha se viktima ka rënë nga kati i pestë i banesës rreth orës 05:00 të mëngjesit. I njëjti ka deklaruar se viktima dyshohet se ka qenë duke u trajtuar për depresion.

Viktima ishte rreth 44-vjeçare.

Burimet e Sinjalit kanë konfirmuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat