Qytetari e lajmëron Policinë për vjedhje, por më pas i zbulohet një rast tjetër

Kronikë e zezë

Qytetari e lajmëron Policinë për vjedhje, por më pas i zbulohet një rast tjetër

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 09:04
Ilustrim

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur të zbardhë rastin, të raportuar si ‘Grabitje’’.

Viktima, tashmë i dyshuari A.L ( M/K), 29 vjeçar, kishte lajmëruar në polici, se me datën 31.07.2021 rreth orës 02:30, në një rrugë të Ferizajt, persona të panjohur, i kishin grabitur një zinxhir floriri nga qafa , gruas së tij dhe të njëjtit, sipas tij kishin ikur në drejtim të panjohur  me një automjet me targa të Shqipërisë.

Menjëherë, pas këtij informacioni janë angazhuar të gjitha njësitet në terren, në kërkim të personave dhe automjetit të dyshuar, ndërkohë që viktima është dërguar në qendrën emergjente, pasi kishte kërkuar trajtim mjekësorë.     

Gjatë hetimit të ketij rasti, hetuesit policorë , kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme materiale dhe deklarative, që nuk kishte ndodhur grabitja, siç edhe e kishin raportuar, por që pas intervistimit nga policia , në prani edhe të avokatit mbrojtës, të dytë kanë pranuar në tersi, se ishte një inskenim, pasi kishin një mosmarrëveshje në familje. Në lidhje me këtë, është iniciuar rasti ‘’Lajmërim i rrejshëm’’

Ndërkohë, pas hetimeve në proces, ndaj të dyshuarit A.L, është iniciuar edhe një rast tjetër ‘’Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçar’’, ngaqë viktima R.SH (F/K) është nën moshën 16 vjeçare dhe bashkëjetonte me të dyshuarin, e cila, pastaj i kthehet familjes  së saj.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dy rastet mbeten në procedurë të rregullt, të mëtjemë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat