Gjuajti me armë zjarri në një aheng, arrestohet një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Gjuajti me armë zjarri në një aheng, arrestohet një person në Mitrovicë

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi që i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes i ka sekuestruar pesë gëzhoja të fishekëve.

Nga i arrestuari është sekuestruar një pushkë automatike.

“Rr. Sefë Kosharja, Mitrovicë 16.08.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të fishekëve, ndërsa nga i dyshuari ka sekuestruar një pushkë automatike. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat