Arrestohen dy persona, u zunë duke kultivuar bimë narkotike në Kaçanik

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona, u zunë duke kultivuar bimë narkotike në Kaçanik

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona në fshatin Soponicë të Kaçanikut nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas njoftimit të Policisë hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Ferizaj, pas pranimit të një informacioni për kultivimin të bimëve narkotike në fshatin Soponicë të Kaçanikut, më 17.09.2021, rreth orës 17:55, pas një plani taktik, të ndihmuar nga patrulla policore të Stacionit Policor-Kaçanik, në një sipërfaqe malore kanë gjetur 14 (katërmbëdhjetë) bimë që dyshohet të jenë kanabis-sativa.

“Policia ka identifikuar dy personat e dyshuar A.D., (1997) dhe A.D., (2000) dhe në konsultim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore Ferizaj dhe me urdhër verbal të gjyqtares së procedurës paraprake duke vepruar në rrethana të ngutshme, në afërsi të lokacionit të bimëve është kryer kontrolli i shtëpisë së personave të lartshënuar”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dy paketime që dyshohet të jetë substancë narkotike marihuanë, një mulli për bluarjen e marihuanës, një revole me leje me dy karikatorë pa fishekë. Personat e lartshënuar janë arrestuar, janë shoqëruar në stacion policor, janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit, bimët shkatërrohen në vendngjarje, kurse mostra të tyre merren për ekzaminim. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat