Mitrovicë: Iu prezantua si person zyrtar, e ngacmoi seksualisht

Kronikë e zezë

Mitrovicë: Iu prezantua si person zyrtar, e ngacmoi seksualisht

Nga: H.O. Më: 20 tetor 2021 Në ora: 09:55
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Mitrovicë, i cili ishte prezantuar si person zyrtar por më pas ka ngacmuar seksualisht një femër.

“Me vendim të prokurorit rasti cilësohet si më lartë dhe i dyshuari mbetet në ndalim për gjashtë orë deri në këndellje pasi që i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit”.

Raporti i policisë:

NGACMIM SEKSUAL /PREZENTIM I RREM

Mitrovicë, 19.10.2021-01:03 . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti,  duke ju prezantuar si ,, person zyrtar ‘’,  ka ndaluar një automjet në  të cilin ishin dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, këtë të fundit dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Me vendim të prokurorit rasti cilësohet si më lartë dhe i dyshuari mbetet në ndalim për gjashtë orë deri në këndellje pasi që i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat