Dyshohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi, arrestohet 45 vjeçari

Kronikë e zezë

Dyshohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi, arrestohet 45 vjeçari

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 45 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

Policia bën të ditur se personi i arrestuar dyshohet se ka poseduar materiale (foto dhe video) me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas pranimit të informatave paraprake dhe hetimeve të zhvilluara kanë identifikuar një person të dyshuar, për të cilin dyshohej se kishte konsumuar veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’. Hetuesit policorë të DHKO-së, kanë arritur që pas hetimeve dhe lokalizimit të personit të dyshuar: I.G., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar), të njëjtin ta arrestojnë dhe ta intervistojnë në cilësi të të dyshuarit.

Personi i arrestuar dyshohet se ka poseduar materiale (foto dhe video) me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë. Këto materiale, duke përdorur aplikacione për komunikim online, i ka shkarkuar dhe i ka shpërndarë edhe me persona tjerë. Në cilësi të provave janë sekuestruar një telefon celular dhe një laptop”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat