Dy shqiptarë me banim në Holandë drejtonin trafikun e drogës në Itali, sekuestrohen 7 kg kokainë

Kronikë e zezë

Dy shqiptarë me banim në Holandë drejtonin trafikun e drogës në Itali, sekuestrohen 7 kg kokainë

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 14:32
Pamje nga aksioni

Rreth 60 forca policie kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin antidrogë i koduar Maffi, e i shtrirë në territorin e provincave Reggio Emilia, Modena, Macerata, Alessandria, Verona e Mantova.

Me urdhër të prokurorisë së Bolonjës janë lëshuar 10 masa ndalimi, ndaj një grupi trafikantësh droge përbërë nga shtetas shqiptarë e italianë.

Ndaj 5 prej tyre është lëshuar urdhëri i arrestit me burg, 4 të tjerë nën arrest shtëpiak e 1 person nën urdhër detyrim paraqitje pranë komisariatit të policisë.

Hetimet zbardhën se trafiku i kokainës drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë me banim në Holandë e  trafikohej nga Amerika e Jugut drejt porteve hollandeze, për t'u trafikaur më pas në Europë.

Dy trafikantë shqiptarë me banim në rajonin e Reggio Emilias ishin një pikë referimi e trafikut të kokainës nga Holanda në Itali.

Kokaina trafikohej përmes një rrjeti korrierësh që përdorin automjete të modifikuara enkas për transportin e drogës.

Hetimet

Hetimet e operacionit Maffi, u drejtuan nga Kreu i Prokurorisë së Bolonjës Doktor Giuseppe AMATO, e janë shtrirë gjatë viteve 2019 -2020.

Gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë  shqiptarë e italianë e janë sekuestruar 7.6 kg kokainë, një parcelë me 93 bimë kanabis të alrta 2 metra, 1 gramë marijaunë, 10 350 euro cash. 7000 mijë euro të tjera janë sekuestruar në fazën finale të operacionit.

Operacioni antidrogë ka çuar në sekuestrimin e 6 banesave në pronësi të trafikantëve të arrestuar, të 5 sipërfaqeve tokësore, 22 llogari bankare me vlerë 850 mijë euro, 4 pistoleta, 5 automjete, dy prej të cilave përdoreshin për trafikimin e kokainës.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe materiale për konfeksionimin e dozimin e kokainës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat