Arrestohet një person në Klinë, gjatë tejkalimit ia drejton armën shoferit tjetër

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Klinë, gjatë tejkalimit ia drejton armën shoferit tjetër

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në fshatin Gllarevë të Klinës, pasi që gjatë tejkalimit të një veture tjetër, ku ndodheshin dy persona tjerë, e ka ekspozuar një pistoletë.

I dyshuari është ndaluar dhe gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, sipas raportit nga policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dje është arrestuar.

Ai është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat