Aksident trafiku në Skenderaj, dy persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Skenderaj, dy persona të lënduar

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Qubrel të Skenderajt, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti ka thënë se në aksident është përfshirë një automjet, i cili ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:00, në rrugë rajonale Mitrovicë-Pejë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Qubrel të Skenderajt.

Në aksident është përfshirë një automjet, si pasojë e humbjes se kontrollit ndaj automjetit automjeti del jasht rrugës, për pasojë drejtuesi dhe pasagjeri kan pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat