Aksident në Obiliq, lëndohen pesë persona

Kronikë e zezë

Aksident në Obiliq, lëndohen pesë persona

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 19:05
Pamje nga vendi i ngjarjes në Obiliq

Sot rreth orës 16:30 në fshatin Raskovë të Obiliqit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë  një veturë.

Policia ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha policia.

Në bazë të pamjeve shihet se vetura ka goditur një shtyllë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat