Sherri me grushta në Roskovec të Fierit, Policia tregon pse ndodhi

Kronikë e zezë

Sherri me grushta në Roskovec të Fierit, Policia tregon pse ndodhi

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 23:52
Ilustrim

Policia jep detaje lidhur me konfliktin e ndodhur mesditën e sotme në Roskovec të Fierit.

Pasditen e sotme, në orën 14:30, shtetasi N. C., 43 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec, ka bërë denoncim në stacionin e Policisë Roskovec se në vendin e quajtur "Kthesa e Kurjanit", shtetasi A. H. gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta e ka goditur me grushta.

Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin A. H., ku gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit nuk ju gjet asnjë send i kundraligjshëm.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore e procedurale të kryera nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, si dhe nga deklarimet e shtetasit N. C., rezultoi se shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Vlosh Roskovec, nuk ka pasur armë zjarri me vete gjatë konfliktit me 43 vjeçarin.

Policia thotë se shtetasi A. H. u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje".

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat