Aktakuzë për grabitje në Prizren

Kronikë e zezë

Aktakuzë për grabitje në Prizren

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K..

Për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se sipas aktakuzës, i akuzuari me përdorim të forcës, e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të dëmtuarës Sh.M.

“Më datë 06.10.2021, rreth orës 19:25 minuta në Prizren, i akuzuari E.K., me përdorim të forcës e cila rezulton me lëndim të rëndë trupor përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të dëmtuarës Sh.M., në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ishte duke u kthyer në shtëpi në këmbë, në rrugë vëren të akuzuarin i cili ka qenë ulur dhe kinse po rregullonte biçikletën dhe me t’iu ofruar të akuzuarit ai nga pas e godet të dëmtuarën me një shufër të hekurit në kokë dhe në pjesën e fytyrës, ashtu që e rrëzon në tokë dhe pasi e dëmtuara rrëzohet në tokë vazhdon të godas me shqelma në pjesën e poshtme të shpinës, dhe ia merr çantën prej dorës me artikuj të ndryshëm ushqimor, portofolin me tridhjet e pesë (35) euro si dhe një zemër të arit, celularin, një bylyzyk të dorës dhe largohet në drejtim të panjohur, duke e lënë biçikletën, bluzën e tij në vendin e ngjarjes dhe bylyzykun e dorës të cilën e ka marr në mënyrë të dhunshme nga e dëmtuara e cila gjatë ikjes i ka rënë në tokë, me çka të dëmtuarës Sh.M., i shkakton lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë. Me këto veprime i pandehuri E.K., ka kryer veprën penale ‘Gabitja’ sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat