Arrestohet gruaja që e ftoi burrin në banesë

Kronikë e zezë

Arrestohet gruaja që e ftoi burrin në banesë

Më: 15 janar 2022 Në ora: 09:38
Policia e Kosovës

Një grua nga Ferizaj është arrestuar pasi e njëjta dyshohet se kishte bërë një raportim të rremë në polici.

Ajo kishte thënë se burri i saj, i cili kishte urdhër mbrojtës në gjykatë, kishte shkuar në banesën e saj. Mirëpo sipas policisë, gruaja ka dalë që e kishte ftuar vetë burrin, andaj e njëjta është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte njoftuar policinë se burri i saj edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata kishte shkuar në banesën e saj.

Gjatë hetimit të rastit është kuptuar se e dyshuara vetë e kishte ftuar bashkëshortin e saj që të vinte në banesë. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat