​Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit në Gjilan

Kronikë e zezë

​Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit në Gjilan

Më: 21 janar 2022 Në ora: 09:45
Ilustrim

Është arrestuar edhe një person lidhur me vrasjen e 50-vjeçarit. R.V që kishte ndodhur më 12 shtator të vitit të kaluar në një kafiteri të Gjilanit.

Policia ka njoftuar se personi i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e R.V pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Gjilan, 12.09.2021 – 19:45. Lidhur me rastin më datë 20.01.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar . I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Për këtë vrasje janë edhe tre persona të tjerë të arrestuar të cilët po mbahen në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat