Dyshohej për disa grabitje në Prishtinë, arrestohet

Kronikë e zezë

Dyshohej për disa grabitje në Prishtinë, arrestohet

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 09:47
Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohej se ka kryer disa raste të grabitjeve në Prishtinë.

Sipas policisë, dje pas hetimeve të zhvilluara është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari.

Gjatë kontrollit nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me njëzetë e tre fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat